OKB: Ka prova se Hamasi kreu përdhunime në 7 Tetor

OKB: Ka prova se Hamasi kreu përdhunime në 7 Tetor

11:11, 05/03/2024
A+ Aa A-

Një ekip i OKB-së ka arritur në përfundimin se ka prova se përdhunimi në grup, është kryer gjatë sulmeve të Hamasit në Izrael më 7 Tetor. Ekipi  i udhëhequr nga e dërguara speciale e OKB-së për dhunën seksuale në konflikt, Pramila Patten vizitoi Izraelin midis 29 Janarit dhe 14 Shkurtit me një mision që synonte të mblidhte, analizonte dhe verifikonte informacione mbi dhunën seksuale të lidhur me sulmet e 7 Tetorit. Ata janë shprehur gjithashtu se kanë informacion bindës se pengjet i ishin nënshtruar dhunës seksuale.

Mes të tjerash ekipi ka bërë të ditur se do të kërkohet një hetim i plotë për të përcaktuar madhësinë e përgjithshme, shtrirjen e dhunës seksuale. 33 takime u mbajtën me përfaqësuesit izraelitë dhe u ekzaminuan më shumë se 5000 imazhe fotografike si dhe 50 orë filmime video. Hamasi ka mohuar se personat e armatosur kanë sulmuar seksualisht gratë gjatë sulmeve. Ekipi zbuloi se dhuna seksuale ka ndodhur në të paktën tre vende, vendi ku u mbajt festivali Nova dhe rrethinat e tij, Road 232 dhe Kibbutz Re’im.

“Izraeli mirëpret njohjen përfundimtare që Hamasi kreu krime seksuale”, tha Lior Haiat, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme izraelite, në përgjigje të publikimit të raportit. Ai deklaron se Izraeli tani po bën thirrje për mbledhjen e menjëhershme të Këshillit të Sigurimit me qëllim të përcaktimit të Hamasit si një organizatë terroriste dhe vendosjen e sanksioneve ndërkombëtare ndaj tij.

Nga ana tjetër Izraeli ka hedhur poshtë raportin e ekipit të OKB-së se kishte marrë gjithashtu informacione për dhunën seksuale ndaj burrave dhe grave palestineze në ambientet e paraburgimit, gjatë bastisjeve të shtëpive dhe në pikat e kontrollit pas 7 Tetorit.

Izraeli mohon akuzat e ngjashme të bëra më parë nga një panel ekspertësh të pavarur të OKB-së si “të neveritshme dhe të pabaza”. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha në fund të vitit të kaluar se dhuna seksuale e kryer më 7 Tetor “duhet të hetohet dhe të ndiqet me forcë”, duke theksuar se dhuna me bazë gjinore duhet të dënohet në çdo kohë dhe kudo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco