Moskë, turma shpërthen në duartrokitje kur mbërrin arkivoli i Navalny dhe këndon: Ti nuk kishe frikë, dhe as ne!

Moskë, turma shpërthen në duartrokitje kur mbërrin arkivoli i Navalny dhe këndon: Ti nuk kishe frikë, dhe as ne!

12:56, 01/03/2024
A+ Aa A-

Arkivoli i liderit opozitar rus, Alexei Navalny, mbërriti në Kishën e Ikonës së Zojës, me një furgon të zi pak pas orës 12:00.

Turma e madhe e mbledhur shpërtheu në duartrokitje ndërkohë që ai ngrihej dhe dërgohej në kishë.

Ata thërrisnin emrin e tij, Alexei, dhe "Ti nuk kishe frikë dhe as ne!" 

Ata thërrisnin gjithashtu "jo luftës", "nuk do të harrojmë kurrë" dhe "vrasës".

Ka një varg të gjatë njerëzish, që mbajnë lule dhe qirinj, një varg që gjarpëron nga kisha e gjatë gjithë rrugës.

Të tjerët janë mbledhur në rrugë, të shtrënguar pas kangjellave dhe duke qëndruar në një pikë të lartë pranë një supermarketi.

Deri më tani policia ka qendruar në këmbë dhe nuk ka marrë asnjë masë.

Asnjë imazh nga brenda kishës

Pak më parë, pamë arkivolin e Navalny-t duke u futur në kishë. Por nuk është dëgjuar asgjë që atëherë - dhe as nga ekipi i tij.

Dje u vendosën tabela ku shkruhej "Ndalohet xhirimi i videove brenda kishës!" që ishin varur në dyert e kishës. Kjo është arsyeja pse mediat nuk po marrin asnjë imazh nga brenda ndërtesës.

Prindërit e Navalny marrin pjesë në funeral

Prindërit e Alexei Navalny, Anatoliy dhe Liudmila në foton më poshtë janë parë duke ecur drejt kishës për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të djalit të tyre.

Asnjëri prej tyre nuk bëri asnjë koment publik përpara se të hynte në kishë.​

Ora 12:55 - Përfundoi shërbimi funeral

Shërbimi i varrimit në kishë tani ka përfunduar dhe arkivoli i Navalny është rrugës për në varreza, njoftoi miku i tij Ivan Zhdanov në mediat sociale. Ai i inkurajoi njerëzit që të fillojnë të ecin drejt varrezave, që janë rreth 30 minuta larg në këmbë.​Image

Image

Image

Image

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco