Turqia merr 40 superavionë luftarakë nga SHBA

Turqia merr 40 superavionë luftarakë nga SHBA

11:13, 01/03/2024
A+ Aa A-

Ministria turke e Mbrojtjes njoftoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dërguar dokumentet e ofertës dhe pranimit për blerjen e 40 avionëve të rinj luftarakë F-16 dhe kiteve të modernizimit për 79 avionët ekzistues të flotës turke.

Shkresat janë pranuar dhe janë duke u shqyrtuar nga shërbimet kompetente të ministrisë, para se të firmosen dhe të ekzekutohet transporti i avionëve luftarakë, për t’u vënë në dispozicion të flotës ushtarake turke.

Përfaqësuesi i Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë, tha se të dyja palët do të takohen pas përfundimit të kontrolleve të draft-kontratës së mbërritur dhe në këto takime të përbashkëta do të bëhet vlerësimi dhe më pas do të finalizohet marrëveshja.

Shitja e avionëve F-16 nga SHBA te Turqia, ishte pjesë e marrëveshjes që Uashingtoni i ofroi presidentit Erdogan, në këmbim të miratimit të ofertës së Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO.

Në të njëjtën kohë, Ministria turke e Mbrojtjes njoftoi se pres një qasje pozitive nga Gjermania për çështjen e furnizimit me avionët luftarakë Eurofighter, pas vizitës së fundit të ministrit të Mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco