Fosili zbulon 'dragoin' 240 milionë vjeçar

Fosili zbulon 'dragoin' 240 milionë vjeçar

09:11, 23/02/2024
A+ Aa A-

Shkencëtarët kanë zbuluar një fosil të ri, jashtëzakonisht të plotë - një zvarranik ujor 5m të gjatë nga periudha Triasik.

Krijesa daton 240 milionë vjet më parë dhe është quajtur "dragua" për shkak të qafës së saj jashtëzakonisht të gjatë.

Quhet Dinocephalosaurus orientalis, një specie që u identifikua fillimisht në vitin 2003.

Ky fosil i ri spektakolar i ka lejuar shkencëtarët të shohin anatominë e plotë të kësaj bishe të çuditshme prehistorike.

Dr Nick Fraser, nga Muzetë Kombëtarë të Skocisë, i cili ishte pjesë e ekipit ndërkombëtar që studioi fosilin, tha se kjo ishte hera e parë që shkencëtarët ishin në gjendje ta shihnin atë plotësisht. Ai e përshkroi atë si "një kafshë shumë të çuditshme".

Studiuesi spekuloi se një "qafë e gjatë, e përkulur dhe fleksibël", me 32 rruazat e saj të veçanta, mund t’i kishte dhënë një avantazh gjatë gjuetisë - duke e lejuar Dinocephalosaurus orientalis të kërkonte ushqim edhe në të çarat nën ujë.

Fosili u zbulua në depozitat e lashta të gurit gëlqeror në Kinën jugore.

"Ky zbulim thjesht shton çuditshmërinë e Triasikut," tha Dr Fraser për BBC Neës. “Dhe sa herë që shikojmë në to, gjejmë diçka të re.

Punimi që përshkruan një grup fosilesh të reja të kafshës është botuar në revistën Earth and Environmental Science: Transactions of the Royal Society of Edinburgh.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco