Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Pse po e fal SPAK Veliajn?

Rusia: Avionët F-16 në Ukrainë do të çojnë në luftë bërthamore

Rusia: Avionët F-16 në Ukrainë do të çojnë në luftë bërthamore

13:16, 22/02/2024
A+ Aa A-

Rusia vlerëson se rreziku për një luftë bërthamore është shumë i lartë. Zëvendës presidenti i Këshillit të Sigurisë të Federatës, Dmitry Medvedev, kërcënon perëndimin duke thënë se dërgimi i avionëve të luftës F-16 në Ukrainë do të çojë në konflikt nuklear.

“Armët drejtuar nga Evropa dhe SHBA”, Rusia kërcënon Perëndimin me luftë bërthamore globale

Amerikanët në panik, Rusia po zhvillon "bishën" bërthamore për të goditur satelitët e SHBA-së

Miku i ngushtë i presidentit Vladimir Putin, ka përmendur shpeshherë paralajmërime të tilla duke vënë theksin tek ajo që e konsideron reagim të furishëm të ushtrisë ruse.

Medvedev sjell në vëmendje skenarin e shpërthimit aksidental të një lufte bërthamore, i cili sipas tij nuk duhet hedhur poshtë.

“Nëse një nga këta avionë niset nga një vend i NATO-s për një mision në Ukrainë, çfarë do të sillte konkretisht? Një sulm drejt Rusisë. Nuk duhet ta përshkruaj se çfarë do të ndodhte më pas.”, deklaroi Dmitry Medvedev, Zv.president i Këshillit të Sigurisë së Rusisë.

Medvedev tha se përplasja e Rusisë me SHBA-në dhe aleatët e saj nuk ishte në një fazë që do t'i detyronte njerëzit të fshiheshin në një strehë bërthamore, por e përshkroi situatën si më keq se kriza e raketave Kubane e vitit 1962.

“Ora e fundit të botës ‘po troket’ dhe është “përshpejtuar në mënyrë të konsiderueshme”, shtoi ai.

Ora e fundit të botës, që tregon sa afër jemi drejt një katastrofe globale, është aktualisht vetëm 90 sekonda nga mesnata. Medvedev foli për konfliktin në Ukrainë duke bërë me dije se ushtria ruse do të vazhdojë të luftojë deri sat ë Arrijë në Kiev, pasi sipas tij, ai qytet ka rrënjë ruse.

Gjithashtu pretendoi se Ukrainë përbën kërcënim ekzistencial për vendin e tij, ndërsa theksoi se Ushtria e Putinit nuk do të ndalet vetëm në kryeqytet. Sipas tij, edhe Odesa është një qytet rus që do të kthehet “në shtëpi”. Në terren, Moska pretendon se ka pushtuar dhe fshatin Pobjeda.

Por presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, thotë se Avdiivka është fitorja e vetme për Putinin në 9 muajt e fundit. Synimi I ushtrisë së tij është që të fortifikojë pozicionet aktuale dhe të mos bëjë më lëshime.

Ndërkohë, ministria franceze e mbrojtjes akuzon Rusinë duke bërë me dije se ushtria e Putinit ka kërcënuar me rrëzimin e avionëve të Parisit në detin e Zi. Mjetet fluturuese janë angazhuar në aksione patrullimi të hapësirë ajrore ndërkombëtare./A2

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco