'Nuk ishte vdekje, por vrasje': Ekipi i i Navalny bën thirrje që trupi t'i dorëzohet familjes

'Nuk ishte vdekje, por vrasje': Ekipi i i Navalny bën thirrje që trupi t'i dorëzohet familjes

12:52, 17/02/2024
A+ Aa A-

Moskë - Zëdhënësja e Alexei Navalny, Kira Yarmysh, ka kërkuar që trupi i Navalny t'i dorëzohet menjëherë familjes së tij, pas konfirmimit zyrtar të vdekjes së tij. Ajo tha se trupi i Navalny ndodhet ende te hetuesit.

Zëdhënësja e Navalny konfirmon vdekjen e tij

Zëdhënësja e Navalny, Kira Yarmysh, e ka konfirmuar zyrtarisht se kreu i opozitës ruse ka vdekur. Ai vdiq në orën 14:17 me orën lokale më 16 shkurt, sipas një dokumenti të dhënë nënës së Navalny, Lyudmila.

Njoftimi i Kira Yarmysh në rrjetin X më pas ishte: "Avokati i Alexey dhe nëna e tij kanë mbërritur në morgun e Salekhard. Është i mbyllur, megjithatë, kolonia penale i ka siguruar se funksionon dhe trupi i Navalny është atje. Avokati telefonoi numrin e telefonit që ishte në derë. Atij iu tha se ishte telefonuesi i shtatë sot. Trupi i Alexey nuk është në morg."​

"Autoritetet ruse po e fshehin trupin e tij:"

Ekipi i Alexei Navalny është shprehur sot se trupi i tij po mbahet qëllimisht nga qeveria ruse. Zëdhënësja Kira Yarmysh, i tha BBC-së se ekipi i liderit opozitar gjykon se Vladimir Putin e urdhëroi vdekjen e aktivistit, i cili ishte kritiku më i fuqishëm i presidentit rus.

Ajo tha: “Ne e kemi të sigurt se nuk ishte thjesht një vdekje, por ishte vrasje. Ata po mundohen të mbulojnë gjurmët, prandaj nuk po ia japin trupin familjes së tij dhe për këtë po ia fshehin familjes”.

Yarmysh tha se nuk e di se ku është trupi dhe kur do t'i jepet familjes së Navalny. Ajo ka shpjeguar se sipas ligjeve ruse, trupi i një të burgosuri duhet t'u jepet të afërmve brenda dy ditëve pas vdekjes.

Më herët, Ministria e Jashtme ruse tha se ajo i hidhte poshtë vlerësimet "të njëanshme dhe joreale" nga Mbretëria e Bashkuar për shkakun e vdekjes së Navalny.

"Autoritetet na thonë se trupi do të dorëzohet pas hetimit"

Hetuesit rusë kanë thënë se trupi i Alexei Navalny nuk do t'i dorëzohet familjes së tij derisa të përfundojë hetimi, tha zëdhënësja e aktivistit Kira Yarmysh.

Image

Foto: Kira Yarmysh foli për BBC të shtunën në mëngjes

Postimi i saj në rrjetin social X.

 

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco