Si po e spinojnë mediat ruse vdekjen e liderit opozitar Alexei Navalny

Si po e spinojnë mediat ruse vdekjen e liderit opozitar Alexei Navalny

10:55, 17/02/2024
A+ Aa A-

BBC

Media shtetërore ruse priret që të mos u japë shumë ose aspak kohë transmetimi kritikëve të qeverisë dhe trajtimi i tyre fillestar për vdekjen e raportuar të Alexei Navalny-t vazhdon në këtë drejtim.

Në kanalet televizive shtetërore, mediat me audiencën më të madhe në Rusi, kanë pasur një mbulim minimal të vdekjes së Navalny-t dhe raportimet e para ishin kryesisht të ngadalta dhe të pakuptimta.

Në dy nga kanalet më të njohura- Channel One dhe Rossiya 1- u deshën pothuajse 45 minuta dhe një orë përkatësisht pas njoftimit, përpara se të përmendej.

Këto raportime nuk dhanë asnjë informacion kontekstual se kush ishte Navalny dhe pse ishte në burg.

Njëri kanal as nuk e përmendi emrin e tij të plotë, duke iu referuar vetëm si ‘Navalny’- pavarësisht se u tha shikuesve se do të bëhet një hetim i plotë për vdekjen e tij.

Kur një politikan liberal që shfaqej në një kanal televiziv shtetëror popullor, u përpoq të shprehte ngushëllimet e tij për vdekjen e Navalny-t, ai u ndërpre nga drejtuesi i programit, i cili e pyeti se çfarë kishte të bënte kjo me temën që ata po diskutonin.

Në rrjetet sociale, megjithatë, është një panoramë krejt tjetër.

Lajmi ka dominuar në të gjitha platformat si X- ku ishte një temë kryesore në trend- dhe Telegram, një burim gjithnjë e më popullor lajmesh.

Postimet për Navalny-n ishin ndër më të shikuarat në Telegram, duke mbledhur qindra mijëra- ndonjëherë mbi 1 milionë shikime në orë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco