'Katastrofë njerëzore'/ Kreu i OBSH lutje Netanyahut: Mos e sulmo Rafahun! Do jetë më keq se ferri!

'Katastrofë njerëzore'/ Kreu i OBSH lutje Netanyahut: Mos e sulmo Rafahun! Do jetë më keq se ferri!

14:06, 14/02/2024
A+ Aa A-

Organizata Botërore e Shëndetësisë i është lutur Izraelit të mos pushtojë Rafahun, pasi kjo do të sillte një katastrofë serioze.

Një deklaratë e tillë e drejtorit të përgjithshëm të OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus, vjen pas një operacioni tokësor të pritshëm izraelit në Rafah në Gazën jugore.

“Situata tashmë është përtej fjalëve. Nuk mund ta përshkruaj as situatën në Gaza. Dhe nëse ky sulm ndodh në Rafah, unë mendoj se do të jetë një katastrofë me pasoja serioze. Zgjidhja më e mirë është që një gjë e tillë të mos ndodhë. E gjithë bota po bën një thirrje për diçka të tillë. Nuk mund ta mendoj se çfarë mund të ndodhë. As ferri nuk mund ta përshkruajë atë që mund të ndodhë. I lutem Izraelit të mos e bëjë një gjë të tillë.”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së.

Paniku po rritet në Rafah. Palestinezët e dëshpëruar vendosin nëse do të largohen nga streha e fundit në Gaza, ndërkohë që Izraeli harton plane për ofensivën tokësore.

Dr. Tedros bëri thirrje për një armëpushim, duke thënë se kjo ishte mënyra e vetme për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për konfliktin.

“Më shumë se 28,000 vdekje janë shënuar deri tani, dhe më shumë se 70% e tyre janë gra dhe fëmijë. Vetëm kaq mjafton për të ndalur luftën, sepse ata që po vdesin janë njerëzit e gabuar dhe që nuk kanë bërë asgjë për t’u përballur me këto pasoja”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco