Stoltenberg: Çdo sulm ndaj NATO-s do të përballet me një përgjigje të fuqishme

Stoltenberg: Çdo sulm ndaj NATO-s do të përballet me një përgjigje të fuqishme

17:21, 11/02/2024
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se NATO është e gatshme të mbrojë të gjithë aleatët. Kjo përgjigje e Stoltenberg vjen pas deklaratës së Donald Trump, shkruajnë mediat e huaja. Trump tha se do të “inkurajojë” Rusinë që të sulmojë çdo anëtar të NATO-s që nuk paguan faturat si pjesë e aleancës ushtarake.

Stoltenberg u përgjigj duke thënë: NATO mbetet e gatshme dhe e aftë për të mbrojtur të gjithë aleatët. Çdo sulm ndaj NATO-s do të përballet me një përgjigje të bashkuar dhe të fuqishme. Çdo sugjerim se aleatët nuk do të mbrojnë njëri-tjetrin, minon të gjithë sigurinë tonë, përfshirë atë të SHBA-së , dhe i vë ushtarët amerikanë dhe evropianë në rrezik të shtuar.
Sa i përket zgjedhjeve që do të mbahen në nëntor në SHBA, duke pasur parasysh se kandidati më i mundshëm presidencial është Donald Trump, Stoltenberg u shpreh se pavarësisht kush do të fitojë SHBA do të mbetet një aleat i fortë i NATO-s.

“Pavarësisht se kush do të fitojë zgjedhjet presidenciale, SHBA-ja do të mbetet një aleat i fortë dhe i përkushtuar i NATO-s ,” tha ia.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco