Skulptura e dragoit e realizuar me balonë shënon rekord të ri botëror

Skulptura e dragoit e realizuar me balonë shënon rekord të ri botëror

16:52, 11/02/2024
A+ Aa A-

Një skulpturë dragoi e realizuar me rreth 38 mijë balona në një qendër tregtare në Hong Kong ka shënuar rekord të ri botëror.

Bëhet e ditur se, skulptura është krijuar nga Sze Tai “Wilson” Pang, Kun Lung Ho, dhe 60 vullnetarë të tjerë.

Dragoi 41.7 metra i cili tashmë është pjesë e rekordeve botërore Guiness, ka qenë pjesë e festimeve të Vitit të Ri kinez.

Realizatorët e tij kanë theksuar se sfida më e madhe ishte të siguroheshin që dragoi të qëndronte pa asnjë strukturë mbështetëse. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco