Sulm terrorist në një gjykatë në Stamboll, publikohet momenti kur autorët vriten

Sulm terrorist në një gjykatë në Stamboll, publikohet momenti kur autorët vriten

10:50, 06/02/2024
A+ Aa A-

Një sulm me armë është regjistruar në stacionin e policisë në Stamboll, pranë gjykatës Çaglayan.

Sulmuesit një burrë dhe një grua kanë humbur jetën ndërsa 5  të tjera kanë mbetur të plagosur, mes tyre 3 policë.

Personat e plagosur janë dërguar menjëherë në spital.

Në pamjet e postuara në rrjetet sociale, forcat e sigurisë kanë rrethuar gjykatën për të mbrojtur publikun, ndërsa u dëgjuan shumë të shtëna.

Ministri i Punëve të Brendshme Ali Yerlikaya njoftoi se sulmuesit kanë vdekur dhe gjashtë persona, tre prej të cilëve policë, u plagosën.

Gjithashtu është publikuar dhe momenti kur policia vret dy autorët e këtij sulmi.

Kujdes! Pamje të rënda:

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco