Ish-shefi i Sorosit e pranon: Bizneset mezi po e presin fitoren e Trump

Ish-shefi i Sorosit e pranon: Bizneset mezi po e presin fitoren e Trump

10:29, 03/02/2024
A+ Aa A-

Tregjet amerikane kanë njohur një bum këto ditë pas raportimeve se Donald Trump udhëheq me disa pikë avantazh ndaj Joe Biden në garën për Shtëpinë e Bardhë.

Edhe miliarderi Scott Bessent e ka pranuar se rritja e tregjeve po vjen për shkak të lajmeve se Trump do fitojë zgjedhjet.

Bessent ka qenë dikur shefi i Fondit të Menaxhimit të Sorosit.

Në një koment, ai tha se tregjet do të vazhdojnë të lulëzojnë për sa kohë që Trump do mbetet përpara Biden në sondazhe.

Bursat amerikane arritën një rekord në mesin e muajit të kaluar

Ekspertët thonë se kjo ka ardhur për shkak të premtimeve të Trump për uljen e taksave dhe për të miratuar politika më miqësore për tregun.

Ish-shefi i Soros madje beson se Trump jo vetëm që do të fitojë zgjedhjet, por presidenca e tij do përjetojë një bum ekonomik të ngjashëm me atë të viteve ’20 të shekullit të kaluar.

Derregullimi, pavarësia energjetike dhe ringjallja e prodhimit të brendshëm ishin arsyet kryesore të këtij bumi në atë kohë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco