Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Bosi i mafies italiane që u arratis nga burgu duke përdorur çarçafë, kapet në Francë

Bosi i mafies italiane që u arratis nga burgu duke përdorur çarçafë, kapet në Francë

21:06, 02/02/2024
A+ Aa A-

Një bos i mafies italiane, i cili u arratis  nga burgu i Sardenjës duke përdorur çarçafë, është kapur në Francë. Marco Raduano, i cili ishte në listën e Europolit të kriminelëve më të kërkuar në Evropë, u arrestua në Korsikë, konfirmuan zyrtarë në Francë dhe Itali. Ai ishte i denuar me 24 vite burg për trafik droge dhe krime të tjera, sipas Europol.

Raduano u largua nga burgu i sigurisë së lartë në shkurt të vitit të kaluar duke përdorur çarçafë të lidhur për të zbritur.

Pamjet nga koha e arratisjes së tij treguan Raduano duke kapur çarçafë që ishin varur pas murit përpara se ai të ikte. Autoritetet italiane njoftuan se ndihmësi i tij i ngushtë, Gianluigi Troiano, u arrestua gjithashtu pranë Granadës në Spanjën jugore.

"Kapja nga karabinierët (policia) jashtë vendit të dy të arratisurve të rrezikshëm, Marco Raduano, dhe krahut të tij të djathtë, Gianluigi Troiano, përfaqëson një tjetër goditje të madhe ndaj krimit të organizuar," tha Ministri i Brendshëm Matteo Piantedosi.

Raduano, 40 vjeç, thuhet se është një bos i krimit Foggia, e cila ndonjëherë përshkruhet si mafia e katërt e Italisë pas organizatave më të famshme në Sicili, Kalabri dhe Napoli. Ai u arrestua të enjten në Aleria ndërsa po darkonte në një restorant citon BBC.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco