Ukraina shkatërron luftanijen ruse në Detin e Zi

Ukraina shkatërron luftanijen ruse në Detin e Zi

23:19, 01/02/2024
A+ Aa A-

Forcat ukrainase kanë shkatërruar një luftanije ruse në Detin e Zi në një prej operacioneve speciale afër brigjeve të Krimesë.

Anija “Ivanovets” është goditur direkt me dron ujor dhe sipas forcave ukrainase ajo është fundosur. Inteligjenca ukrainase ka publikuar videon në të cilën shihet momenti i goditjes së anijes.
Deri të enjten, autoritetet ruse nuk kanë komentuar në lidhje me sulmin ukrainas. Blogerët rusë të luftës kanë konfirmuar se anija është fundosur pasi është sulmuar tri herë. Ukraina ka njoftuar se në këtë operacion ka marrë pjesë njësiti special i njohur si “Grupi 13”.

Autoritetet ruse kanë nisur misionin e kërkim-shpëtimit por, sipas Ukrainës, ka qenë i pasuksesshëm. Anija besohet se kishte vlerën deri në 70 milionë dollarë. Ministria ukrainase e Punëve të Jashtme sulmin e ka cilësuar si të jashtëzakonshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco