Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Pse po e fal SPAK Veliajn?

Ish-basketbollisti Kander paralajmëron Biden: Shitja e avionëve F-16 Erdoganit është si t’ia shisni ISIS-it

Ish-basketbollisti Kander paralajmëron Biden: Shitja e avionëve F-16 Erdoganit është si t’ia shisni ISIS-it

20:45, 29/01/2024
A+ Aa A-

Ish-basketbollisti turk Enes Kanter dhe aktivist politik shprehu kundërshtimin e tij ndaj shitjes së avionëve F-16 në Turqi.

Qendra turke, në të cilën ai është pjesë si një aktivisti politik, është një kundërshtare e vendosur e Rexhep Tajip Erdogan. Përmes një videoje ai i lutet presidentit amerikan Joe Biden, që të mos vazhdojë me shitjen e avioneve për Ankaranë zyrtare, dhe kjo sepse, siç thotë ai, është sikur po ia shet “Iranit, Rusisë, Al-Kaedës, ISIS-it, Hezbollahut dhe Talebanëve”.

Në të njëjtën kohë, në postimin e tij ai i referohet edhe Greqisë, por edhe fluturimeve turke mbi Egje. “A nuk ju kujtohet kur Turqia përdori F-16 për të vrarë kurdët, për të provokuar qipriotët dhe armenët dhe për të kërcënuar territoret greke mbi Egje? pyetja që ai i drejton presidentit Biden.

Ai shton gjithashtu se “Greqia po merr F-35 dhe Turqia F-16. Pra, me këtë, President, ju po nënkuptoni se ne nuk i besojmë Turqisë me teknologjinë tonë më të fundit, por vendosëm ta armatosim atë gjithsesi.”

Në vijim videomesazhi i Enes Kanter

Ju do të lyeni duart me gjakun e të pafajshmëve. Shitja e F-16 Erdoganit është njësoj si t’ia shesësh ISIS-it, Al Kaedës, Rusisë, Iranit, Hezbollahut apo Talebanëve.

Erdogan mbetet një anëtar jo i besueshëm i NATO-s, por me shantazh ai arriti të merrte armët. Falë Erdoganit, shantazhi është bërë diplomacia e re e bllokut të sigurisë. Ai do t’i përdorë ato për të bombarduar shkolla, spitale, kampe refugjatësh, gra, fëmijë, të moshuar dhe shumë të tjerë.

Më thuaj çfarë bëri ndryshe diktatori Erdogan? Ai është i njëjti që na përjashtoi nga programi F-35, i njëjti që bleu S-400 nga Rusia, i njëjti që mbajti rob një pastor amerikan, i njëjti që sulmoi qytetarët amerikanë në tokën amerikane, i njëjti që financon dhe armatos terroristët dhe organizatat terroriste, i njëjti që ka forcuar lidhjet me regjimin iranian, i cili kërcënon të shkatërrojë Shtetet e Bashkuara.

President, ndërsa ju po i jepni avionë luftarakë Erdoganit, ai po mbështet hapur ISIS-in, Hamasin, Al Kaedën, Hezbollahun, Iranin dhe Rusinë. Nuk ju kujtohet kur Turqia përdori F-16 për të vrarë kurdët, për të provokuar qipriotët dhe armenët dhe për të kërcënuar territoret greke mbi Egje?

President, qeveria ka zgjedhur të injorojë shantazhet, diplomacinë e pengjeve dhe të gjitha shkeljet e të drejtave të njeriut që shoqërojnë Turqinë. Administrata Biden jo vetëm që e injoroi atë, por zgjodhi t’i shpërblejë ata me armë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco