Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Pse po e fal SPAK Veliajn?

Ish-presidenti i Federatës Franceze të Futbollit akuzohet për ngacmim seksual

Ish-presidenti i Federatës Franceze të Futbollit akuzohet për ngacmim seksual

13:08, 29/01/2024
A+ Aa A-

Noël Le Graët është marrë në pyetje nga policia për shkak se po ndiqet penalisht për ngacmim moral dhe seksual: ish-presidenti i Federatës Franceze të Futbollit (FFF) është marrë në pyetje nga policia për presion ndaj një personi, raporton L’Equipe.

Një hetim u hap nga zyra e prokurorit të Parisit në janar 2023 pas një ankese për "ngacmim seksist". Seanca u zhvillua në mënyrë të sjellshme dhe shumë profesionale ka thënë Thierry Marembert, avokati i Noël Le Graët, në rubrikat e gazetës franceze. Le Graët iu përgjigj me saktësinë më të madhe pyetjeve të bëra, përcjellë KosovaPress.

Noël Le Graët dha dorëheqjen në shkurt 2023 pas zbulimeve në shtyp dhe një raporti nga Inspektorati i Përgjithshëm i Arsimit, Sportit dhe Kërkimit (IGESR), sipas të cilit ai nuk ka më legjitimitetin e nevojshëm për të administruar dhe përfaqësuar futbollin francez duke marrë parasysh veçanërisht sjelljen e tij të papërshtatshme ndaj grave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco