Parashuta e tij nuk u hap, ai vdiq në vend/ Pamje të britanikut që tentoi të hidhej nga kati i 29-të i një ndërtese në Tajlandë

Parashuta e tij nuk u hap, ai vdiq në vend/ Pamje të britanikut që tentoi të hidhej nga kati i 29-të i një ndërtese në Tajlandë

13:23, 28/01/2024
A+ Aa A-

Ky është momenti rrëqethës kur një britanik ra për vdekje nga kati i 29-të i një apartamenti shumëkatësh në Tajlandë pasi parashuta e tij nuk u hap.

Sipas mediave britanike, Nathy Odinson, nga Huntingdon, në Cambridgeshire, u ngjit ilegalisht në majë të ndërtesës në vendpushimin bregdetar të Pattaya të shtunën për të kryer marifetin.

Pamjet tregojnë 33-vjeçarin duke numëruar mbrapsht “tre, dy, një, shihemi” përpara kërcimit vdekjeprurës.

Nathy mësohet se ka rënë në një pemë, duke goditur një degë, përpara se të përplasej në asfalt.

Roja i sigurisë Kanet Chansong ka rrëfyer ngjarjen duke thënë: “Dëgjova zhurmën e pemës dhe mendova se ishte një degë e rënë duke u përplasur në tokë”.

Ndërkohë bëhet e ditur se Nathy nuk mundi të shpëtohej dhe mjekët e shpallën të vdekur në vendngjarje pak pas orës 19:30.

Roja i sigurisë tha se Nathy ishte hedhur nga ndërtesa disa herë në të kaluarën, gjë që përbënte rrezik edhe për këmbësorët që ecnin poshtë.

Ndryshe togeri i policisë Kamolporn Nadee ka treguar se viktima ishte në një ‘gjendje të tmerrshme’ kur mbërritën oficerët. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco