Zelensky: I përjetshëm kujtimi për të gjithë viktimat e Holokaustit!

Zelensky: I përjetshëm kujtimi për të gjithë viktimat e Holokaustit!

10:39, 27/01/2024
A+ Aa A-

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka përcjellë një mesazh sot në rrjtet sociale, ditën kur bota përkujton për të mos harruar Holokaustin, krimet e nazizmit kundër hebrenjve.

Zelensky shkroi në FB: "Sot, bota përkujton miliona viktima të Holokaustit. Krimi nazist që nuk do të harrohet kurrë. Fatkeqësia e shkaktuar nga njeriu që mori jetën e miliona njerëzve të pafajshëm. Gjashtë milionë hebrenj u vranë...

Çdo brez i ri duhet të mësojë të vërtetën për Holokaustin. Jeta njerëzore duhet të mbetet vlera më e lartë për të gjitha kombet në botë.

Është gjithashtu e rëndësishme të kujtojmë heroizmin e atyre që, megjithëse nuk e dinin nëse e mira do të triumfonte mbi të keqen, e mbajtën mirësinë në zemrat e tyre dhe shpëtuan jetët e njerëzve të tjerë.

Fatkeqësisht, ne nuk i dimë të gjitha historitë e tilla shpëtimi; shumë emra të të Drejtëve dhe të shpëtimtarëve mbeten të panjohur. Por çdo emër i njohur duhet të ruhet pafundësisht. Kështu që njerëzimi të kujtojë gjithmonë se edhe në kohët më të errëta, ia vlen të besohet dhe të ndihmohet drita të triumfojë. I përjetshëm kujtimi për të gjithë viktimat e Holokaustit!"

*27 Janari është një ditë mbarëbotërore e paralajmërimit dhe e përkujtimit të viktimave të Holokaustit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco