Kolumbia ‘po digjet’, shpallet gjendja e jashtëzakonshme, presidenti kërkon ndihmë nga ndërkombëtarët

Kolumbia ‘po digjet’, shpallet gjendja e jashtëzakonshme, presidenti kërkon ndihmë nga ndërkombëtarët

14:30, 26/01/2024
A+ Aa A-

Kolumbia po kalon një nga situatat e saj më të vështira për sa i përket zjarreve që kanë përfshirë vendin. Presidenti ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe ka kërkuar ndihmë nga ndërkombëtarët

Kolumbia ka shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore dhe kërkon ndihmë ndërkombëtare për të luftuar zjarret e furishme, që pritet të përkeqësohen në ditët në vijim për shkak të kushteve të ngrohta dhe të thata që lidhen me fenomenin e motit El Niño.

Qeveria ka raportuar se janë shuar 204 zjarre këtë muaj, rreth 8 në ditë, dhe 25 vatra vijojnë të jenë aktive, duke shtuar se 508 milionë dollarë, pra gjysma e buxhetit për të adresuar cështjet e El Ninjo është shpenzuar.

Presidenti Gustavo Petro tha se Kili, Shtetet e Bashkuara, Peruja dhe Kanadaja i janë përgjigjur tashmë thirrjes për ndihmë, pa specifikuar se kur do të mbërrijë në vendin e Amerikës së Jugut.

‘Ne e dimë se në ditët dhe javët në vijim ngjarjet e krizës do të rriten, ndaj duam të sigurohemi që të kemi kapacitetin fizik për t'i trajtuar ato”, tha ai.

Rreth 952 komuna kolumbiane janë në gatishmëri që nga e mërkura për shkak të kërcënimit të zjarreve, më shumë se gjysma e të cilave janë në alarm të kuq.

Ushtria ka vendosur më shumë se 600 trupa, si dhe avionë dhe automjete në zonat e emergjencës. Ndërkohë, policia po përdor avionë shtesë për të kontribuar në shuarjen e flakëve.

Megjithatë mungesa e reshjeve të shiut dhe temperaturave të larta rekord që po kalon vendi në këtë periudhë e vështirëson punën e autoriteteve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco