Analizë e BBC/ A do t'i zbatojë Izraeli vendimet e GJND-së

Analizë e BBC/ A do t'i zbatojë Izraeli vendimet e GJND-së

14:18, 26/01/2024
A+ Aa A-

Nga BBC-Paul Adams

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë  nuk ra dakord me kërkesën e Afrikës së Jugut për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza  diçka që do të zhgënjejë njësoj si afrikano-jugorët dhe palestinezët.

Por me shumicë të madhe, 17 gjyqtarët e gjykatës vendosën, ndër masat e tjera, se Izraeli duhet të bëjë gjithçka që është në fuqinë e tij për të shmangur vrasjen e palestinezëve, duke u shkaktuar atyre dëmtime të rënda trupore ose mendore ose duke vendosur masa që synojnë të pengojnë gratë palestineze të lindin.

Ky nuk është vendimi përfundimtar i gjykatës për gjenocidin  ka të ngjarë të zgjasë disa vite. Por masat e kërkuara sot janë krijuar për të siguruar që ndërsa gjyqtarët marrin në konsideratë akuzën themelore të Afrikës së Jugut kundër Izraelit, palestinezët e Gazës gëzojnë njëfarë mbrojtjeje.

Izraeli tani duhet të vendosë se si të përgjigjet. Vendimet e GJND-së janë të detyrueshme, por nuk ka asnjë mekanizëm zbatues. Izraeli mund të zgjedhë të injorojë fare gjyqtarët. Por me përpjekjet diplomatike që tani me sa duket janë përqendruar në mundësinë e një armëpushimi dy mujor dhe përpjekjet që po bëhen ende për të përmirësuar rrjedhën e ndihmës në Rripin e Gazës, Izraeli mund të argumentojë se tashmë po merr hapa për të përmbushur kërkesat e gjykatës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco