Teoria konspirative për të cilën pyetet më shpesh Bill Gates

Teoria konspirative për të cilën pyetet më shpesh Bill Gates

15:23, 25/01/2024
A+ Aa A-

Bill Gates së fundmi ishte i ftuar në podkastin “The Rest is Politics”, në të cilin foli për shqetësimin që përjeton në rrugë dhe atë për shkak të teorive të ndryshme konspirative që lidhen me të.

Ky miliarder 68-vjeçar ka shpjeguar se si në disa raste i ka ndodhur që njerëzit i janë afruar në rrugë dhe i kanë thënë se si ai i ka vendosur “çipa” dhe se “po i përndiqte”

“Kjo ishte krejtësisht e papritur. Ju pothuajse duhet të qeshni me të gjitha. Zonjë, pse do të doja të dija ku jeni? Dua të them,a e kaloj vërtet kohën time duke ju ndjekur?” tha ai.

Bill iu referua edhe teorive të tjera të konspiracionit që qarkullojnë në rrjetet sociale: “Kur thonë se unë përfitoj nga vaksinat apo se vaksinat janë të këqija për fëmijët”, shtoi ai, më pas zbuloi se ka njerëz që ndjekin teoritë e konspiracionit dhe më pas vlerësojnë nëse janë jashte kontrollit./

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco