Kritikoi Putinin për luftën në Ukrainë, gjykata në Moskë dënon ish-agjentin e FSB-së, Igor Girkin

Kritikoi Putinin për luftën në Ukrainë, gjykata në Moskë dënon ish-agjentin e FSB-së, Igor Girkin

13:55, 25/01/2024
A+ Aa A-

Ish-komandanti rus Igor Girkin është dënuar për nxitje të ekstremizmit, pasi akuzoi Vladimir Putinin se nuk e ka ndjekur luftën në mënyrë efektive.

Gjykata në Moskë e dënoi Girkinin me katër vite, i cili publikisht ka pasur ide për kandidimin kundër presidentit në zgjedhjet e ardhshme.

Akuzat Girkin i mohon, ndërsa është parë si një tregues se sa larg mund të shkojë Kremlini ndaj të gjithë atyre që kritikojnë luftën në Ukrainë.

Girkin u mbajt në paraburgim në korrik pasi krijoi “klubin e patriotëve të zemëruar” me qëllimet e deklaruara për të shpëtuar Rusinë nga trazirat sistematike, dështimet ushtarake në Ukrainë dhe luftimet e elitës për të pasuar Putinin.

Në një nga fjalimet e tij më të shpërndara për 760 mijë ndjekësit e tij në Telegram, Girkin bëri ofendime personale ndaj presidentit dhe i kërkoi atij t’ia kalonte pushtetin “dikujt me të vërtetë të aftë dhe përgjegjës”.

Igor Girkin ishte më parë oficer i shërbimit rus të sigurisë FSB dhe komandant në luftë, i njohur gjithashtu si Igor Strelkov, i cili ndihmoi Rusinë të aneksonte Krimenë në vitin 2014.

Ai vazhdoi të organizonte milicitë pro-ruse që nxorën një pjesë të Ukrainës lindore jashtë kontrollit të Kievit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco