Grupi rebel Houthi sulmojnë dy anije amerikane

Grupi rebel Houthi sulmojnë dy anije amerikane

08:33, 25/01/2024
A+ Aa A-

Dy anije me flamur amerikan që po transportonin mallra për Departamentin amerikan të Mbrojtjes dhe atë të Shtetit u sulmuan nga rebelët Houthi të Jemenit.

Sulmet ndaj anijeve “Maersk Detroit” dhe “Maersk Chesapeake” tregojnë edhe njëherë se incidente të tilla ndaj linjave të transportit detar përmes ngushticës së rëndësishme Bab el-Mandeb do të jenë të vazhdueshme.

Kompania daneze Maersk i konfirmoi agjencisë së lajmeve Associated Press emrat e dy anijeve dhe shtoi se në momentet e sulmeve ato po shoqëroheshin nga Marina Amerikane.

Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane bëri një deklaratë për ngjarje ku bëri me dije se rebelët lëshuan 3 raketa balistike ndaj anijeve, të cilët fatmirësisht u rrëzuan në det.

Grupi Houthi ka nisur sulme ndaj anijeve që nga muaji nëntor për shkak të luftës së Izraelit ndaj Hamasit në Rripin e Gazës duke thënë se po merr hak.

Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe kanë bërë disa sulme ajrore ndaj vendeve ku ruhen dhe nga ku lëshohen raketat e përdorura nga Houthi gjatë sulmeve. Rebelët tashmë thonë se do të kenë në objektiv edhe anijet amerikane dhe britanike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco