Alex Soros po nxit vrasjen e Trump? Shpërthen zemërimi në median sociale

Alex Soros po nxit vrasjen e Trump? Shpërthen zemërimi në median sociale

11:18, 23/01/2024
A+ Aa A-

Mbështetësit e Donald Trump po akuzojnë Alex Soros, djalin e miliarderit George Soros, se ka përcjellë nj mesazh të kriptuar me kërcënime për vrasjen e ish-presidentit.

Lajmi po bën shumë bujë dhe është ndër më të komentuarit në median sociale.

Akuzat vijnë pasi të dielën, Soros postoi një artikull të revistës ‘Atlantic’ me titull ‘Normalizimi i madh’, ku jepen statistika për krimin dhe inflacionin gjatë vitit të shkuar.

“Vitin e kaluar, krimi dhe inflacioni thuajse avulluan. Po ashtu edhe teoritë kryesore rreth asaj që i kishte shkaktuar ato,” shkruan Soros.

Por është pikërisht fotoja e artikullit që ka shkaktuar zemërim. Aty shfaqet një vrimë plumbi në një xham dhe disa dollarë.

Mbështetësit e Trump thonë se dollarët janë 47 në total. Nisur nga besimi se Trump do të zgjidhet presidenti i 47-të i SHBA sivjet, reagimet janë të shumta.

“A më duket mua apo vrima e plumbit dhe përdorimi i 47 dollarëve janë një kërcënim për jetën e Trump nga Soros i ri,” shkruan një aktivist republikan.

Kurse aktivistja tjetër, Laura Loomer, një mbështetëse e zëshme e Trump, tha se Soros po nxit dhunë kundër ish-presidentit Trump.

Shumë mbështetës të Trump ia kanë dërguar mesazhet e tyre pronarit të rrjetit X, ku edhe është bërë postimi i Alex Soros.

“Pse nuk është në burg ky kloun,” thotë një komentues.

Kujtojmë se para pak ditësh në Davos, Alex Soros tha se e vetmja mënyrë për ta mbajtur Trump larg pushtetit është që të përfundojë në burg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco