Lajmi i fundit

VIDEO-PLUG/ Maloku-Qefalia si shokët ‘5D’ të Erion Veliajt

Anija kozmike amerikane e nisur drejt Hënës shkatërrohet mbi oqeanin Paqësor

Anija kozmike amerikane e nisur drejt Hënës shkatërrohet mbi oqeanin Paqësor

08:23, 19/01/2024
A+ Aa A-

Një anije kozmike amerikane e nisur javën e kaluar për të provuar të zbresë në Hënë, e ka përfunduar misionin e saj duke shpërthyer në flakë mbi oqeanin Paqësor.

“Peregrine One” pësoi një defekt në shtytje që shkatërroi çdo mundësi për një arritje në Hënë dhe në vend të kësaj u komandua që të shkatërronte veten.

Operatori privat, “Astrobotic” me seli në Pittsburgh, e drejtoi anijen në atmosferën e Tokës për t'u djegur.

Një stacion gjurmimi në Canberra, Australi, konfirmoi humbjen e sinjalit me anijen kozmike “Peregrine” në orën 20:59 GMT.

Qëllimi i Astrobotic kishte qenë të dërgonte pesë instrumente të NASA-s në sipërfaqen e Hënës, për të studiuar mjedisin lokal përpara vajtjes së astronautëve më pas gjatë kësaj dekade.

Nëse anija "Peregrine" do të ishte në gjendje të zbarkonte me sukses, do të ishte bërë misioni i parë amerikan në gjysmë shekulli që e bën këtë dhe sipërmarrja e parë private që është bërë ndonjëherë për të arritur këtë.

Vetëm agjencitë qeveritare nga SHBA, Bashkimi Sovjetik, Kina dhe India kanë menaxhuar ulje të kontrolluara në Hënë deri më sot.

Por misioni i Astrobotic ishte me probleme pothuajse që kur doli nga maja e raketës lëshuese të hënën më 8 janar. Megjithatë, ai mund të ngushëllojë veten me atë që arriti në ato rrethana të vështira duke vazhduar ta operojë Peregrine në hapësirë për më shumë se 10 ditë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco