Sulm ajror në jug të Sirisë mbi kontrabandistët e drogës, vriten dhe fëmijë të pafajshëm

Sulm ajror në jug të Sirisë mbi kontrabandistët e drogës, vriten dhe fëmijë të pafajshëm

12:48, 18/01/2024
A+ Aa A-

Një sulm ajror në jug të Sirisë herët në mëngjes të enjten vrau të paktën nëntë persona dhe ndoshta u krye nga forcat ajrore të Jordanisë, thanë aktivistët e opozitës siriane, i fundit ky nga një seri sulmesh në një zonë ku kontrabandistët ndërkufitarë të drogës kanë qenë aktivë.

Associated Press raporton se nuk pati konfirmim të menjëhershëm nga Jordania për sulmin që goditi provincën e Sëeida, dhe kishte konfuzion mbi numrin e njerëzve të vrarë.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Britani, një monitorues i luftës i opozitës, tha se nëntë persona, përfshirë dy fëmijë dhe të paktën tre gra, u vranë në sulmin në fshatin Orman.

Rayan Maarouf, kryeredaktori i aktivistëve lokalë Suëayda24, i tha AP se dhjetë njerëz u vranë në sulm.

Pati gjithashtu një goditje në fshatin afër Malah, tha ai, por nuk pati viktima.

Rayan Maarouf tha se operacionet e kërkimit janë ende në vazhdim dhe numri i të vdekurve mund të rritet ende. “Njerëz të pafajshëm po humbasin gjithmonë jetën në sulme të tilla,” tha ai, duke shtuar se nganjëherë  goditen shtëpitë e njerëzve që jetojnë pranë kontrabandistëve ose afër depove ku ruhet droga.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco