Venecia ka vendosur një taksë turistike në përpjekje për të ndaluar mbipopullimin gjatë fundjavave.
Nëntorin e kaluar, autoritetet e Venecias shpallën një program pilot për planin e tyre të diskutuar prej kohësh për t’i shkurajuar disi udhëtarët ditorë për të vizituar qytetin.
Taksa turistike duhej të niste më herët gjatë vitit, por u vonua për çështje logjistike dhe prej frikës se do të godiste të ardhurat nga turizmi.
Këshilli tani ka konfirmuar hapjen e platformës së pagesave online që turistët do të duhet të përdorin për të prenotuar biletat.
Portali është live që nga ora 12:00 GMT e 16 janarit. Vizitorët në Venecia do të përdorin faqen për të marrë një kod QR për t'ia treguar zyrtarëve që kryejnë kontrolle në qytet.
Tarifa e hyrjes synon të reduktojë turmat, të inkurajojë vizita më të gjata dhe të përmirësojë cilësinë e jetës për banorët.
Kryebashkiaku i Venecias Luigi Brugnaro tha se tarifa nuk është një përpjekje për të sjellë të ardhura shtesë. Përkundrazi, është një 'eksperiment i parë në llojin e tij' për të rregulluar flukset turistike në një nga vendet më të vizituara në botë.
Qëllimi i tarifës është të stimulojë vizitorët që të shmangin periudhat me shumë trafik dhe të vijnë në ditë të tjera.
"Përpjekja jonë është të bëjmë një qytet më të jetueshëm," tha ai në një konferencë shtypi duke përshkruar programin pilot.
© SYRI.net