Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni Hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS

Aeroplani në Japoni u detyrua të kthehej në pikën e nisjes, pas një plasaritje në dritaren e kabinës

Aeroplani në Japoni u detyrua të kthehej në pikën e nisjes, pas një plasaritje në dritaren e kabinës

17:01, 13/01/2024
A+ Aa A-

Një aeroplan pasagjerësh në Japoni është kthyer në aeroportin ku ishte nisur, pasi gjatë fluturimit u gjet një çarje në dritaren e kabinës.

Siç raportohet, aeroplani “Boeing 737-800” kishte pasur një plasaritje në pjesën e jashtme të katër shtresave të dritareve të kabinës.

“Plasaritja nuk ishte diçka që ndikoi në kontrollin apo presionin e fluturimit”, deklaroi një zëdhënës i linjës ajrore.

 Nuk pati të lënduar në mesin e 59 pasagjerëve dhe gjashtë anëtarëve të ekuipazhit, shtoi zëdhënësi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco