Ishulli drejt pavarësisë, 'problematiku' i Kinës do të jetë presidenti i ri i Tajvanit

Ishulli drejt pavarësisë, 'problematiku' i Kinës do të jetë presidenti i ri i Tajvanit

14:08, 13/01/2024
A+ Aa A-

William Lai do të jetë presidenti i ardhshëm i Tajvanit, pasi rivali i tij më i afërt nga opozita pranoi humbjen. Politikani nga Partia Demokratike Progresive është etiketuar si një “problematik” nga Kina.

Qeveria në Pekin paralajmëroi njerëzit në Tajvan që të mos votonin për të, duke orientuar elektoratin nga opozita që premtoi lidhje më të mira me Kinën dhe paqe në ngushticën e Tajvanit.

Frika e perëndimit tani është se me këtë rezultat, Presidenti Xi Jinping, mund të shtojë kërcënimet dhe provokimet ushtarake kundër ishullit.

Megjithatë, votuesit në Tajvan janë më të shqetësuar për ekonominë sesa për Kinën. Shumica kërkuan më shumë vende pune dhe rritje të standardit të jetesës, në vend të premtimeve për pavarësi apo siguri. Tajvani pretendohet nga Kina kontinentale dhe nuk ka njohje ndërkombëtare si shtet.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco