Sulmet në Jemen, Rusia kërkon takim urgjent në OKB

Sulmet në Jemen, Rusia kërkon takim urgjent në OKB

07:44, 12/01/2024
A+ Aa A-

Rusia ka kërkuar një takim urgjent në Këshillin e Sigurimit në OKB për të premten(12 janar) në lidhje me sulmet SHBA-Britani e Madhe në Jemen, thotë Misioni i Përhershëm Rus në OKB.

Misioni i tha agjencisë ruse të lajmeve Tass  shkruan se takimi ishte planifikuar për në orën 10:00, Nju Jork. 

Të mërkurën, një rezolutë e Këshillit të Sigurimit kërkoi që grupi i rebeleve Houthi i Jemenit t'i japin fund menjëherë sulmet e tyre ndaj anijeve në Detin e Kuq.

Rusia dhe Kina - anëtarë të përhershëm të Këshillit - abstenuan në votimin për atë rezolutë, së bashku me Algjerinë dhe Mozambikun, ndërsa 11 vende votuan pro.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco