Ministri gjerman: Gjermania po ndahet dhe po i ngjan SHBA-ve

Ministri gjerman: Gjermania po ndahet dhe po i ngjan SHBA-ve

23:21, 11/01/2024
A+ Aa A-

Ministri gjerman i Bujqësisë, Cem Ozdemir ka paralajmëruar se vendi po shkon drejt një ndarjeje që i ngjan asaj të shoqërisë dhe politikës amerikane. Në një intervistë për grupin mediatik “Funke” Ozdemir ndër të tjera tha:

"Kjo është një ndarje e rrezikshme që çon në kushte të ngjashme me atë në SHBA. Njerëzit nuk flasin më me njëri-tjetrin, nuk i besojnë më njëri-tjetrit dhe akuzojnë njëri-tjetrin për të gjitha të këqijat e botës"

Komentet vijnë në kontekstin e një tensioni të lartë të provokuar nga një protestë massive e fermerëve pas vendosjes nga qeveria Scholz të një takse dhe shkurtimit të subvencioneve.

Problemi duket se ka marrë tjetër peshë për shkak se sipas disa mediave në protestë janë përfshirë edhe pjesëtarë të grupimeve të ekstremit të djathtë, që shihet me shumë shqetësim për shkak të sondazheve që i japin rritje spektrit në fjalë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco