Irani rrëmben anijen në Detin e Kuq, e njëjta u sekuestrua nga Shtetet e Bashkuara.

Irani rrëmben anijen në Detin e Kuq, e njëjta u sekuestrua nga Shtetet e Bashkuara.

20:24, 11/01/2024
A+ Aa A-

Irani kapi një anije cisternë me naftë të papërpunuar irakiane të destinuar për Turqinë të enjten (11 janar) në hakmarrje për konfiskimin vitin e kaluar të së njëjtës anije dhe naftës së saj nga Shtetet e Bashkuara, raportoi media shtetërore iraniane, një veprim që ka të ngjarë të nxisë tensionet rajonale.

Konfiskimi i “Shën Nikolasit” me flamur nga Ishujt Marshall përkon me sulmet prej javësh nga milicitë Houthi të Jemenit të mbështetur nga Irani që synojnë rrugët e detit të Kuq.

“Pas vjedhjes së naftës iraniane nga Shtetet e Bashkuara vitin e kaluar, cisterna e “Shën Nikolasit” (St. Nicolas) u kap nga marina e Iranit mëngjesin e së enjtes me një urdhër gjyqësor … është rrugës për në portet iraniane,” njoftoi agjencia gjysmë zyrtare e lajmeve Fars, duke cituar një deklaratë e marinës.

E njëjta anije, u kap nga Shtetet e Bashkuara vitin e kaluar gjatë një operacioni në kuadër të zbatimit të sanksioneve, ndërsa lundronte me një emër tjetër, “Suez Rajan”. Pas lëvizjes, Irani paralajmëroi SHBA-në se nuk do të “mbetej pa përgjigje”.

Sipas firmës britanike të sigurisë detare Ambrey, në bordin e “Shën Nikolas” hipën ushtarakë të armatosur ndërsa lundronte pranë qytetit të Soharit në Oman, dhe sistemi i gjurmimit satelitor u fik ndërsa po shkonte në drejtim të portit iranian të Bandar-e-Jask.

Anija ngarkoi 145,000 tonë naftë në portin irakian të Basrës dhe po shkonte për në Aliaga në Turqinë perëndimore përmes Kanalit të Suezit, tha operatori i saj “Empire Navigation” për Reuters, duke shtuar se kishte humbur kontaktin me anijen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco