Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Afrika e Jugut: Ekzistenca e popullit palestinez në Gaza është e kërcënuar nëse GJND nuk ndërhyn

Afrika e Jugut: Ekzistenca e popullit palestinez në Gaza është e kërcënuar nëse GJND nuk ndërhyn

16:29, 11/01/2024
A+ Aa A-

Ministri i Drejtësisë i Afrikës së Jugut deklaroi se çështja që ka dërguar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë duke akuzuar Izraelin për gjenocid kundër palestinezëve në Gaza, i jep gjykatës mundësinë që të “veprojë në kohë reale” për të parandaluar atë që ai e përshkroi si gjenocid.

Duke iu drejtuar gazetarëve jashtë shkallëve të Pallatit të Paqes në Hagë, pasi Afrika e Jugut përfundoi argumentet e saj gojore në seancën dëgjimore të enjten, Ronald Lamola tha se shpresonte se rasti do të kishte “ndikim” për popullin e Gazës, shkruan CNN.

“Ky rast i jep gjykatës një mundësi për të vepruar në kohë reale për të parandaluar vazhdimin e gjenocidit në Gaza duke lëshuar një urdhër urgjent,” theksoi Lamola.

“Ne besojmë se pa ndërhyrjen e kësaj gjykate, komunitetit ndërkombëtar, do të shohim shkatërrimin total të popullit palestinez në Gaza”, shtoi ai.

Lamola shpreson se rasti do t’i pengojë ushtarët izraelitë në Gaza të vazhdojnë veprimet e tyre, duke thënë se ata mund të kuptojnë se një ditë mund të thirren individualisht përpara gjykatës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco