Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Prapaskenat: 8 orët e Veliajt në SPAK

Arrestohet udhëheqësi shpirtëror 'Djali Buda', akuzohet për abuzim seksual

Arrestohet udhëheqësi shpirtëror 'Djali Buda', akuzohet për abuzim seksual

14:56, 11/01/2024
A+ Aa A-

Një udhëheqës shpirtëror, mbështetësit e të cilit besojnë se ai është rimishërimi i Budës, është arrestuar në Nepal mbi akuzat për abuzim seksual, sipas policisë lokale.

Sipas CNN, Ram Bahadur Bomjan, i quajtur gjerësisht ‘Djali Buda’ në mediat lokale, u arrestua të martën në mbrëmje teksa “arratisej në rastin e shfrytëzimit seksual të një të miturE”, tha policia në një deklaratë.

Një urdhër-arresti kundër tij u lëshua në vitin 2020, sipas deklaratës, “në rastin e abuzimit seksual të një vajze të mitur”, e cila dyshohet se jetonte si murgeshë në ashram-in e tij në distriktin Bara, në jug të kryeqytetit Katmandu.

Duke vepruar në bazë të një informacioni, policia thotë se ata e gjurmuan 34-vjeçarin në periferi të Katmandu dhe “e arrestuan atë ndërsa ai po përpiqej të ikte”, thuhet në deklaratë.

Ata thonë se në shtëpinë e tij sekuestruan më shumë se një duzinë telefona celularë, pesë laptopë dhe tableta dhe më shumë se 200,000 dollarë në nepalisht dhe valuta të huaja.

Kjo vjen gati dy dekada pasi ai së pari fitoi vëmendjen ndërkombëtare. Në vitin 2005, në moshën 15-vjeçare, ai u tërhoq në xhungël për t’u lutur për 10 muaj, raportuan mediat lokale në atë kohë. Dikur ndjekësit e tij pohuan se ai e bëri këtë pa ushqim, gjumë apo ujë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco