Koreja e Veriut po përdor Ukrainën si vend testimi të raketave bërthamore

Koreja e Veriut po përdor Ukrainën si vend testimi të raketave bërthamore

12:27, 11/01/2024
A+ Aa A-

Koreja e Veriut po përdor Ukrainën si një "vend testimi" me raketat me aftësi bërthamore që i ka dhënë Rusisë, ka paralajmëruar Koreja e Jugut.

Forcat e armatosura të Rusisë kanë lëshuar disa raketa balistike të Koresë së Veriut në Ukrainë që nga fundi i dhjetorit.

Hwang Joon-Kook, i dërguari i Seulit në Kombet e Bashkuara, tha në një takim të Këshillit të Sigurimit të mërkurën se Pheniani po përdorte Ukrainën si një "vend testimi për raketat e tij me aftësi bërthamore".

"Futja e raketave të Koresë së Veriut në luftën në Ukrainë ka një implikim të rëndësishëm në mospërhapjen globale bërthamore," tha ai.

Joon-Kook shtoi se përdorimi i raketave nga Rusia ishte një "kërcënim ekzistencial" për Korenë e Jugut.

Koreja e Jugut ishte një nga 48 vendet, përfshirë SHBA-në, Britaninë dhe Gjermaninë, të cilat lëshuan një deklaratë të përbashkët të martën duke dënuar dërgesat e raketave.

"Transferimi i këtyre armëve rrit vuajtjet e popullit ukrainas, mbështet agresionin e Rusisë dhe dëmton regjimin global të mospërhapjes së luftës", thuhet në deklaratë./ Telegraph përktheu Syri.net 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco