Gjoba 370 mln USD/ Trump: Prokurorja e Sorosit po bën kërkesa qesharake...

Gjoba 370 mln USD/ Trump: Prokurorja e Sorosit po bën kërkesa qesharake...

09:49, 11/01/2024
A+ Aa A-

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, reagoi pasi prokurorja e Nju Jorkut, Letitia James, kërkoi që ai të penalizohet me 370 milionë dollarë për një rast mashtrimi që është ngritur ndaj tij në Nju Jork.

Trump tha se këto kërkesa janë qesharake, ndërsa theksoi se James është një prokurore e majtë e lidhur me miliarderin George Soros.

“Edhe kundërshtarët e mi politikë kanë folur kundër kërkesave qesharake të prokurores James,” tha Trump.

Më pas ai postoi një video, ku tregohet se si James është financuar nga Soros, ndërsa ka shprehur pikëpamje radikale të majta.

Përveç gjobës prej 370 milionë dollarë, prokurorja ka kërkuar që Trump të ndalohet përgjithmonë që të punojë në fushën e pasurive të patundshme në Nju Jork.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco