Lajmi i fundit

TASK FORCE/ I korruptuar, fundi pa lavdi i Erion Veliajt

Alarm në Suedi pas paralajmërimit për luftë nga shefat e Mbrojtjes

Alarm në Suedi pas paralajmërimit për luftë nga shefat e Mbrojtjes

07:43, 11/01/2024
A+ Aa A-

Një paralajmërim për suedezët nga dy zyrtarë të lartë të Mbrojtjes për t'u përgatitur për luftë ka shkaktuar shqetësim dhe ka ngritur akuza për alarmim të popullatës.

Ministri i Mbrojtjes Civile Carl-Oskar Bohlin tha në një konferencë të mbrojtjes se "mund të ketë luftë në Suedi".

Mesazhi i tij u mbështet më pas nga Komandanti i Përgjithshëm ushtarak Gjeneral Micael Byden, i cili tha se të gjithë suedezët duhet të përgatiten mendërisht për këtë mundësi.

Megjithatë, politikanët e opozitës e kanë kundërshtuar tonin e paralajmërimeve.

Ish-kryeministrja Magdalena Andersson i tha TV suedez se ndërsa situata e sigurisë ishte serioze, "nuk duket sikur lufta është prapa derës".

Organizata për të drejtat e fëmijëve Bris tha se linja e saj kombëtare e ndihmës zakonisht nuk merrte thirrje mbi mundësinë e luftës. Por këtë javë, kishte parë një rritje të thirrjeve të shqetësuara nga të rinjtë në moshë që kishin parë lajme ose postime në TikTok që flisnin për këtë.

"Kjo ishte e mirëpërgatitur, nuk ishte diçka e paqartë," tha zëdhënësja e Bris Maja Dahl për BBC. "Ata duhet të kishin dhënë informacione të përcaktuara për fëmijët kur të dilnin me këtë lloj informacioni për të rriturit."

Pavarësisht ashpërsisë së mesazheve, paralajmërimet e Ministrit të Mbrojtjes Civile dhe shefit të Ushtrisë po shihen si një thirrje zgjimi.

Image

Gjenerali Micael Byden tha se suedezët individualisht duhej të përgatiteshin mendërisht.

Pas më shumë se dy shekujsh paqeje, Suedia është pak hapa larg nga anëtarësimi në aleancën mbrojtëse të NATO-s, duke pritur hapjen e një drite jeshile nga parlamenti i Turqisë dhe më pas nga Hungaria.

Komandanti i Përgjithshëm tha se fjalët e tijj nuk ishin gjë ere.

Ai vizitoi frontin lindor të Ukrainës një muaj më parë dhe Suedia është një nga një grup vendesh që trajnojnë pilotët ukrainas. Stokholmi thuhet gjithashtu se po shqyrton dërgimin e avionëve luftarakë të avancuar Gripen në Ukrainë.

"Ambicia ime për këtë nuk është të shqetësoj njerëzit; ambicia ime është të bëj që më shumë njerëz të mendojnë për situatën e tyre dhe përgjegjësitë që kanë," tha më vonë gjenerali Byden për gazetën Aftonbladet.

Finlanda tashmë i është bashkuar NATO-s dhe zyrtarët rusë kanë sugjeruar se do të jetë "e para që do të vuajë" nëse tensionet me NATO-n përshkallëzohen.

Si Suedia dhe Finlanda kaluan nga neutrale në NATO

Ministri suedez i Mbrojtjes Civile tha se qëllimi i tij nuk ishte që njerëzit të rrinin tani pa gjumë, por të ndërgjegjësoheshin se çfarë po ndodhte në të vërtetë. Ai u bëri thirrje autoriteteve vendore, planifikuesve të emergjencave dhe individëve që të përgjigjen.

"Nëse ka një gjë që më mban zgjuar natën, është ndjenja se gjërat po ecin shumë ngadalë," tha zoti Bohlin në konferencën e Shoqërisë dhe Mbrojtjes të dielën./ar.sh/SYRI.NET

Image

Ministri i Mbrojtjes Civile Carl-Oskar Bohlin i tha auditorit të tij se mund të ketë luftë në Suedi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco