Avokati i Trump: Biden po ndjek penalisht kundërshtarin e tij kryesor politik

Avokati i Trump: Biden po ndjek penalisht kundërshtarin e tij kryesor politik

20:00, 09/01/2024
A+ Aa A-

Avokati i ish-presidentit amerikan, Donald Trump, argumentoi në një seancë përpara gjykatave federale të apelit të martën se klienti i tij ka imunitet presidencial nga akuzat që rrjedhin prej hetimit të Prokurorit Special, Jack Smith.

Përpara një paneli prej tre gjyqtarësh, avokati D. John Sauer tha se ish-presidenti ka imunitet absolut, edhe pasi lë detyrën.

Sipas tij, Biden po ndjek penalisht atë që është rreziku më i madh elektoral ndaj tij.

“Ne jemi në një situatë ku kemi ndjekje penale ndaj kundërshtarit kryesor politik, i cili po fiton në çdo sondazh në zgjedhjet kombëtare dhe po ndiqet penalisht nga një administratë, të cilën ai kërkon ta zëvendësojë,” tha Sauer.

“Kjo është e ardhmja e frikshme që na pret, me akuza që do të tronditin republikën tonë në të ardhmen”.

Kurse ekipi i Jack Smith argumentoi se presidentët nuk kanë imunitet absolut. Sipas tyre, presidenti ka një rol unik kushtetues, por nuk shtë mbi ligjin.

Prokurori James Pearce tha se e ardhmja do të ishte më e frikshme nëse Trump nuk ndiqet penalisht për krimet e dyshuara.

Ende nuk dihet se kur do merret një vendim për këtë çështje.

Vetë Trump foli pas seancës, duke thënë se është e pandershme që një kundërshtar politik të ndiqet penalisht nga Departamenti i Drejtësisë që kontrollohet nga Biden.

“Ata po humbasin në çdo sondazh, ata po humbasin thuajse në çdo zonë elektorale”, tha Trump.

“Ata mendojnë se kështu po përpiqen të fitojnë. Por është një precedent shumë i keq. Ata flasin për kërcënimin ndaj demokracisë- por ky është kërcënimi real ndaj demokracisë,” tha Trump.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco