Kryeministri i Libanit: Jemi gati për bisedime për stabilitetin afagjatë të kufijve me Izraelin

Kryeministri i Libanit: Jemi gati për bisedime për stabilitetin afagjatë të kufijve me Izraelin

15:44, 09/01/2024
A+ Aa A-

Kryeministri i përkohshëm i Libanit Najib Mikati është gati për diskutime mbi stabilitetin afatgjatë në kufirin e tij jugor me Izraelin.

Në një deklaratë, zyra e Mikatit tha se ai u takua me nënsekretarin e përgjithshëm të OKB-së për Operacionet e Paqes Jean-Pierre Lacroix në Bejrut për të përsëritur "gatishmërinë e Libanit për të hyrë në negociata për të arritur një proces afatgjatë stabiliteti në Libanin jugor".

"Ne kërkojmë stabilitet të përhershëm dhe bëjmë thirrje për një zgjidhje të qëndrueshme paqësore - por në këmbim marrim paralajmërime nga të dërguarit ndërkombëtarë për një luftë në Liban," tha Mikati.

“Qëndrimi që ua përsëris këtyre delegatëve është: E përkrahni idenë e shkatërrimit? A është e pranueshme ajo që po ndodh në Gaza?”

Deklarata e Mikatit nuk specifikoi llojin e negociatave për të cilat Libani do të ishte i hapur, duke përfshirë nëse ato do të ishin të drejtpërdrejta apo të ndërmjetësuara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco