Rrëfimi prekës i prezantueses live: Jam në fazën e tretë të kancerit të gjirit

Rrëfimi prekës i prezantueses live: Jam në fazën e tretë të kancerit të gjirit

15:39, 09/01/2024
A+ Aa A-

Të tregosh në publik se vuan nga kanceri, nuk është e lehtë… por gazetarja e CNN, edhe pse me zërin që i dridhej, tregoi sfidën me të cilën po përballet, duke dhënë një mesazh të fortë.Rrëfimi emocionues dhe shumë prekës i Sarah Schindner është bërë tashmë virale në rrjetet sociale, teksa nga studio e lajmeve tha se është në fazën e tretë të kancerit të gjirit dhe se po vijon kimioterapinë.

Nuk kam qenë sëmurë asnjë ditë në jetën time. Unë nuk pi duhan… . E megjithatë ja ku jam me kancerin e gjirit në fazën e tretë. Është e vështirë të thuash me zë të lartë.

Për të gjitha ju motrat e mia, ju lutemi bëni mamografitë tuaja çdo vit ”, tha ajo, teksa nuk mundi dot t’i mbante lotët”, shprehet ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco