Rritet bilanci i viktimave të luftës në Gaza, rreth 23 mijë palestinezë humbën jetën që nga nisja e konfliktit

Rritet bilanci i viktimave të luftës në Gaza, rreth 23 mijë palestinezë humbën jetën që nga nisja e konfliktit

12:19, 07/01/2024
A+ Aa A-

Kur kanë kaluar rreth tre muaj që nga nisja e konfliktit të armatosur në Gaza mes Izraelit dhe Hamasit, është rritur ndjeshëm numri i personave që kanë humbur jetën.

Referuar të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës, të paktën 22,722 palestinezë, përfshirë 9,600 fëmijë, janë vrarë nga ushtria izraelite që nga fillimi i luftës.

Shifrat reale besohet të jenë shumë më të larta pasi autoritetet në Gaza nuk kanë qenë në gjendje të përditësojnë rregullisht numrat e viktimave që nga nëntori i kaluar në mes të një kolapsi të sistemit shëndetësor të enklavës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco