Gjykata e Lartë ndalon abortin në Idaho të SHBA-së

Gjykata e Lartë ndalon abortin në Idaho të SHBA-së

19:30, 06/01/2024
A+ Aa A-

Gjykata e Lartë në Amerikë ka vendosur të respektojë vendimin e marrë në Idaho për të mos lejuar abortin, madje edhe në rastet e urgjencave mjekësore.

Vendimi u mor  mes debateve të forta dhe kundër vullnetit të administratës Biden që bazohet në Ligjin Federal për ta njohur si të drejtë jetësore abortin në rastet e ndikuara nga problemet shëndetësore të grave.

Në një deklaratë të premten, vetë presidenti amerikan kundërshtoi vendimin duke u shprehur se do të mbrojë të drejtën e grave për të marrë trajtim urgjent, kur është e nevojshme.

Më herët, administrata e Biden kishte paraqitur një padi për këtë çështje, pas të cilës gjykata e kishte bllokuar ligjin e Idahios në pikën e urgjencave spitalore.

Ata argumentojnë se spitalet që marrin fonde të Medicare u kërkohet nga ligji federal të ofrojnë kujdes urgjent, duke përfshirë automatikisht abortin, pa marrë parasysh nëse ekziston një ligj shtetëror që e ndalon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco