Besonin se ishte pushtuar nga shpirtrat, arrestohen prindërit që do 'flijonin' djalin e tyre 5 vjeçar

Besonin se ishte pushtuar nga shpirtrat, arrestohen prindërit që do 'flijonin' djalin e tyre 5 vjeçar

12:21, 04/01/2024
A+ Aa A-

Një çift francez që po planifikonin të flijonin djalin e tyre 5-vjeçar në shkretëtirën e Saharasë, pasi besonin se ishte i pushtuar nga shpirtrat, u arrestuan  nga policia spanjolle teksa prisnin të hipnin në traget për në Tangier të Marokut.

Dy mësuesit e muzikës nga Franca jugperëndimore u arrestuan më 21 dhjetor në qytetin jugor spanjoll të Algeciras. Dy prindërit, të cilët, sipas policisë spanjolle, vuajnë nga "probleme psikiatrike" dhe ndaj tyre është lëshuar një urdhër arresti evropian për "rrëmbim të një të mituri", kishin planifikuar ta "sakrifikonin" të birin.

Babai dhe nëna, përkatësisht 39 dhe 30 vjeç sipas zyrës së prokurorit të Bordos, janë nga Carcan, një fshat në veriperëndim të këtij qyteti francez. Ata ishin të integruar plotësisht në komunitet dhe madje kishin krijuar një konservator dhe kishin më shumë se 250 studentë.

Një burim pranë hetuesve tha se familja u largua nga Karkani më 16 dhjetor, me një automjet 4x4 që kishin blerë së fundmi, pasi kishin dhënë me qira banesën ku jetonin.

Autoritetet filluan hetimin e rastit më 19 dhjetor kur morën një telefonatë nga një "person me interes" i cili tha se ishte i shqetësuar për djalin 5-vjeçar të një çifti miqsh.

“Babai ishte delirant", sipas prokurorisë, e cila hapi një hetim paraprak për "rrëmbim ose ndalim arbitrar të një pengu nën moshën 15 vjeç me qëllim lehtësimin e kryerjes së një krimi".

Autoritetet po shqyrtojnë mundësinë që prindërit mund të jenë pjesë e një sekti, por "është ende herët" për të thënë këtë me siguri.

Kryebashkiaku i Karkan tha se vjeshtën e kaluar, gjatë një stuhie, babai u gjet "lakuriq në pyll dhe duke folur në mënyrë jokoherente". Më pas ai u shtrua për vëzhgim në një klinikë psikiatrike./A2

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco