Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Prapaskenat: 8 orët e Veliajt në SPAK

Çfarë shkroi Epstein në lidhje me pretendimin se Stephen Hawking mori pjesë në një orgji me të mitur?!

Çfarë shkroi Epstein në lidhje me pretendimin se Stephen Hawking mori pjesë në një orgji me të mitur?!

11:04, 04/01/2024
A+ Aa A-

Jeffrey Epstein  ishte gati të ofronte para si "shpërblim" për çdo mik apo të njohur të Virginia Giuffre(  gruaja amerikane që e akuzoi Epstein publikisht për abuzim seksual dhe shfrytëzim) që mund të provonte se pretendimet e saj ishin të pavërteta.

Email u shkrua nga vetë manjati  që i kishte dërguar Ghislaine Maxwell më 12 janar 2015, pak pasi Giuffre ndërmori veprime ligjore kundër tij. 

Në email manjati pedofil shkruan: "Ju mund t'i ofroni një shpërblim cilitdo prej miqve, të njohurve ose të afërmve të Virxhinias që janë të gatshëm të ndihmojnë për të hedhur poshtë akuzat e saj. [pretendimet] më të forta janë darka me Clinton dhe versioni i ri në Ishujt e Virgjër që Stephen Hawking  mori pjesë në një orgji me të mitur”.

Image

Fizikani dhe kozmologu i famshëm teorik Stephen Hawking, i cili vuante nga sëmundja e neuroneve motorike (skleroza laterale amiotrofike), u nda nga jeta në vitin 2018. Ai ishte pothuajse plotësisht i paralizuar dhe komunikonte përmes një pajisjeje që gjeneronte të folur.

Sipas Daily Mail , shkencëtari britanik kishte vizituar ishullin famëkeq të Epstein në vitin 2006 gjatë një konference në një ishull fqinj dhe ishte fotografuar atje. Në veçanti, ai kishte marrë pjesë në një Barbecue dhe kishte marrë pjesë në një turne me guida me një nëndetëse, sipas Telegrafit.

Është e paqartë pse pedofili amerikan - i cili kreu vetëvrasje në burg në vitin 2019 - donte të mohonte këtë pretendim të veçantë të paprovuar. 

Shumë artistë, politikanë dhe biznesmenë të njohur vizituan herë pas here ishullin e Epstein dhe shijuan mikpritjen e tij.

ImageStephen Hawking  në një Barbecue në ishullin e Karaibeve së bashku me Jeffrey Epstein, Little St. James në 2006

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco