VIDEO/ Avioni digjej, momentet e shpëtimit të 379 personave nga flakët

VIDEO/ Avioni digjej, momentet e shpëtimit të 379 personave nga flakët

13:32, 02/01/2024
A+ Aa A-

Momente agonie kanë përjetuar 367 pasagjerët dhe 12 anëtarët e ekuipazhit të Japan Airlines menjëherë pas përplasjes së tij, gjatë uljes, me avionin e rojës bregdetare dhe zjarrit të madh që shpërtheu.

Momente paniku përjetuan pasagjerët, përfshirë tetë fëmijë që përpiqeshin të evakuoeshin nga avioni i djegur përpara se mjeti të shkatërrohej plotësisht. Në fund, sipas qeverisë japoneze dhe Japan Airlines, të gjithë 379 personat arritën të evakuoheshin në kohë, duke ndjekur udhëzimet e nevojshme. Ndërkohë, në konferencën e saj, Shërbimi Zjarrfikës i Tokios raportoi se 17 persona (pasagjerë dhe persona të ekuipazhit) janë lënduar.

Videot e mëposhtme tregojnë se si pasagjerët dhe ekuipazhi u shpëtuan përmes platformës rrëshqitëse speciale të fryrë

Ndërkohë, videot që qarkullojnë në internet besohet se tregojnë brendësinë e avionit të Japan Airlines përpara se të evakuohej.

Materiali i diskutueshëm u ripublikua edhe nga faqja e internetit Sky Neës, duke theksuar, megjithatë, se autenticiteti i tij nuk është verifikuar.

Pamjet e transmetuara nga televizioni shtetëror NHK tregojnë se avioni është përfshirë nga flakët ndërsa ishte ngecur në pistën e aeroportit, me pasagjerët që nxirren nga ai duke përdorur kanalin e ikjes me fryrje. Në vendngjarje shihen edhe zjarrfikësit duke tentuar të shuajnë zjarrin. Avioni u shkatërrua plotësisht.

Një zëdhënës i Japan Airlines tha se avioni ishte ngritur nga aeroporti Shin-Chitose i Hokkaido në Japoninë veriore dhe zjarri shpërtheu kur u ul në aeroportin Haneda të martën pasdite me orën lokale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco