Kishin planifikuar sulme në një katedrale në Gjermani arrestohen tre persona

Kishin planifikuar sulme në një katedrale në Gjermani arrestohen tre persona

08:27, 02/01/2024
A+ Aa A-

Tre persona tjerë janë arrestuar të dielën në lidhje me kërcënimet për një sulm në Katedralen e Kolnit gjatë festave të fundvitit, kanë njoftuar autoritetet gjermane, raporton agjencia “AP”.

Arrestimet erdhën vetëm disa ditë pasi një 30-vjeçar nga Taxhikistani u arrestua në lidhje me planifikimin e një sulmi në katedralen e famshme botërore në qytetin perëndimor gjerman.

Tre persona u arrestuan të dielën në qytetet Duisburg, Herne dhe Dueren, dhe apartamentet e tyre u bastisën. Nuk janë zbuluar identitetet e tyre.

Gjithë të dyshuarit – përfshirë edhe shtetasi i Taxhikistanit i arrestuar javën e kaluar – i takonin një rrjeti të gjerë që përfshinte njerëz nëpër Gjermani dhe shtetet tjera evropiane, ka thënë shefi i policisë së Koelnit, Johannes Hermanns.

Sulmi ishte planifikuar të bëhej me një veturë të mbushur me eksplozivë, kanë njoftuar mediumet lokale gjermane.

Policia ka thënë se ka kontrolluar gjithë zonën rreth Katedrales së Kolnit, por nuk ka gjetur ndonjë gjë të dyshimtë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco