Irani thirrje Këshillit të Sigurimit: Veproni kundër sulmeve të Izraelit në Siri

Irani thirrje Këshillit të Sigurimit: Veproni kundër sulmeve të Izraelit në Siri

19:17, 01/01/2024
A+ Aa A-

Ministria e Jashtme e Iranit i ka bërë thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të ndërmarrë veprime pas vrasjes nga Izraeli të një komandanti të lartë të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) në Siri javën e kaluar.

“Përmes zyrës përfaqësuese të Iranit, ne komunikuam me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres dhe i kërkuam Këshillit të Sigurimit të angazhohej për detyrën e tij për ruajtjen e paqes ndërkombëtare dhe parandalimin e cenimit të paqes rajonale”, tha zëdhënësi Nasser Kanani, shkruan Al Jazeera.

Kanani e cilësoi vrasjen e Razi Mousavi-t si një “shkelje të hapur të sovranitetit dhe integritetit territorial të Sirisë”.

Ai tha se të dy vendet rezervojnë të drejtën për t’u përgjigjur në një kohë që ata zgjedhin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco