Një gjarpër helmues hyn në fushë gjatë ndeshjes së tenisit

Një gjarpër helmues hyn në fushë gjatë ndeshjes së tenisit

14:49, 31/12/2023
A+ Aa A-

Momente paniku gjatë ndeshjes së tenisit mes austriakut Dominic Thiem dhe australianit James McCabe, sfidë e vlefshme për turneun e Brisbane (Australi).

Një gjarpër helmues ka hyrë në fushën e lojës, duke bërë që ndeshja të ndërpritet për disa minuta.

Një person që merret me gjarpërinjtë u lajmërua dhe arriti të largojë gjarprin, duke theksuar se ai është gjarpri i dytë me helmues në botë.

Zvarraniku u pikas nga disa spektatorë, teksa ishte fshehur në anën e fushës, kur u dha alarmi dhe loja u ndal.

Gjithsesi, gjithçka përfundoi pa të lënduar.

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco