Droni ukrainas hedh në erë autoblindën ruse

Droni ukrainas hedh në erë autoblindën ruse

14:35, 31/12/2023
A+ Aa A-

Pas sulmit vdekjeprurës dhe tejet të madh ajror të rusëve mbi ukrainasit, pasoi kundërpërgjigja e Kievit që goditi në thellësi të territorit të Rusisë.

Kështu nga të dyja palët është raportuar për të vrarë dhe plagosur, ndërsa luftimet në të gjitha pjesët e Ukrainës janë duke vazhduar, transmeton Telegrafi.

Një video amatore e filmuar nga ajri me dron, shfaq momentin kur droni kamikaz i ukrainase hedhë në erë autoblindën ruse BTR-82A në afërsi të Stepoves.

Në një moment ushtarët rusët shihen duke u fshehur pas autoblindës, dhe disa momente më vonë kur e kuptojnë se dronët e ukrainasve i kishin lokalizuar, fillojnë të ikin.

Ashtu edhe siç ishte pritur autoblinda goditet direkt nga droni kamikaz, i cili e hedhë në erë mjetin ushtarak të rusëve.

Madje nga shpërthimi i fuqishëm, copëzat e autoblindës fluturojnë shumë lart dhe më pas i tërë mjeti përfshihet nga zjarri.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco