Vendi ku gratë konsumojnë më shumë alkool në botë

Vendi ku gratë konsumojnë më shumë alkool në botë

09:51, 24/12/2023
A+ Aa A-

Një studim i ri, që përfshin më shumë se 30 vende, zbuloi se gratë në Britani pinë në një shkallë më të lartë se kudo tjetër në botë.

Raporti i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim tregon gjithashtu se një e katërta e grave britanike pinë për qejf, duke konsumuar deri në gjashtë ose më shumë pije alkoolike në një dalje të vetme, të paktën një herë në muaj. Në përgjithësi, Mbretëria e Bashkuar renditet e treta në listën e pirjes së tepërt, pas Luksemburgut dhe Danimarkës.

Dhe kjo nuk është çudi, alkooli është pjesë e kulturës së tyre. Adele, ka thënë më parë se i kaloi të njëzetat si një alkooliste, ndërsa Amy Winehouse kishte probleme serioze me alkoolizmin.

Por për herë të parë duket se diçka po ndryshon. Për fat të mirë, alternativat, nga futja e pijeve pa alkool e deri tek festat “esëll” në klube po lulëzojnë, që do të thotë një jetë shoqërore ku koktejet nuk janë fokusi, mund të bëhet normë për brezin e ardhshëm.

Ata duhet të rrëzojnë mitin se pirja është e barabartë me argëtim…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco